Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rruga e re, problemi i vjetër: Banorët e Kodrës së Trimave ankohen për cilësinë e dobët të saj (VIDEO)

NULL NULL
20.01.2025 10:17
Mehmet Berisha, një nga banorët e lagjes
Mehmet Berisha, një nga banorët e lagjes

Rruga e shtruar para tre muajsh që lidh Kodrën e Trimave me Vranjevcin në Prishtinë tashmë është në gjendje të keqe, duke shkaktuar pakënaqësi te banorët e zonës.

“Me tri muaj rruga me u ba kështu, nuk është normale”, thotë Mehmet Berisha, një nga banorët e lagjes.

Ai fajëson cilësinë e dobët të punimeve për dëmtimet e shumta që tashmë po shkaktojnë probleme me automjetet e tyre, njofton Klankosova.tv.

Sipas tij, situata nuk prek vetëm shoferët, por edhe banorët e shtëpive përreth.

“Kjo rrugë e ka prish rehatinë e banorëve, sepse dëmtimet e saj krijojnë pluhur dhe zhurmë të madhe”, u shpreh ai në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.