Rrufeja vret më shumë se 50 persona në Bangladesh NULL NULL 14.05.2016 11:31 14.05.2016 11:31 Më shumë se 50 persona kanë vdekur në Bangladesh gjatë dy ditëve të fundit, pasi që janë goditur nga rrufeja. Shumica e të vdekurve ishin bujq të cilët në kohën e rrufesë po punonin në fushat e tyre, transmeton Klan Kosova. Bangladesh gjithmonë ka qenë i rrezikuar nga vetëtimat, por këtë vit kanë qenë shumë më të theksuara. Ekspertët kanë thënë se rritja e temperaturave si dhe shpyllëzimi janë dy faktorët kryesor për këtë gjë. Në mesin e viktimave janë dhe dy student në kryeqytet, pasi në kohën kur u goditën ishin duke luajtur futboll.