Rrufeja godet avionin (VIDEO) NULL NULL 21.08.2015 11:36 21.08.2015 11:36 Forcat e natyrës e kanë dëshmuar edhe njëherë veten në raport me krijimet e njeriut. Sado që janë të mëdha, fluturaket janë të papërfillshme për nga forca në krahasim me nënën natyrë. Pasagjerët në një aeroport në SHBA e mësuan këtë gjë teksa panë një avion të goditet nga rrufeja, teksa ai ishte në pistë. Jack Perkins ka kapur momentin në kamera derisa ishte duke pritur në terminalin e Aeroportit Hartsfield-Jackson, në Atlanta. Në të shihet rrufeja duke goditur trupin e avionit të Delta Airlines 737. Aeroplani nuk është dëmtuar shumë pasi ata modernë janë të ndërtuar për t’u rezistuar goditjeve të rrufesë, si në ajër ashtu edhe në tokë.