Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrjetet sociale po ua dëmtojnë trurin

NULL NULL
22.11.2016 11:00

Një studim i vitit 2006 mbi telefonat mobilë, kishte zbuluar se përdorimi i celularit gjatë kohës së vozitjes mund të jetë po aq i rrezikshëm, sa nëse vozisni i dehur.

Ndërsa, një studim i vitit 2015, ka treguar se trurit i duhen 15 deri në 25 minuta qe të kthehet aty ku ishte, pasi të ketë përfunduar së kontrolluari postën elektronike.

Kjo do të thotë që truri ynë shpërqendrohet nga këto gjëra, e në veçanti rrjetet sociale.

Në një kolumne të shkruar nga një shkencëtar kompjuterësh në New York Times, thuhet se rrjetet sociale u dekoncentrojnë për shkak se janë të projektuara që të jenë adiktive, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Sa më shumë t’i përdorni rrjetet sociale, aq më shumë truri juaj do të ketë nevojë për to, dhe kjo është një shenjë e mërzitjes.

Ai i këshillon njerëzit që të ndalojnë së përdoruri Facebook dhe Twitter.

 

 

lajme të ngjashme