Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrjeta që mund të pastrojë oqeanet

NULL NULL
03.06.2015 16:24

Boyan Slat, një inovator 20-vjeçar nga Holanda ka vendosur të bëjë një veprim të madh.

Ai është përcaktuar për të bërë asgjë më pak se të pastrojë oqeanet nga  miliona ton të mbeturinave plastike.

Dhe duke gjykuar nga mbështetja që ai ka gjetur, ka shumë gjasë që ai t’ia dalë këtij qëllimi me sukses.

Rrymat ujore në oqeanet e botës e bëjnë mbledhjen apo edhe monitorimin e mbeturinave të vështirë, por “Ocean Cleanup Foundation” nga Slat ka zhvilluar një mënyrë për të përdorur rrymat ujor në favor pozitiv, transmeton Klan Kosova.

Slat parashikon  ndërtimin e rrjetave në distancë të gjatë që do të grumbullonte mbeturinat nga sipërfaqja duke lejuar jetën ujore dhe vetë rrymat të kalojnë nën to.

Kompania vlerëson se  me një rrjet stacionare 100 km mund të heqë 42%  të mbeturinave në Oqeanin Paqësor  që në total në periudhe prej 10 vitesh të largohen 70,320,000 kg të mbeturinave plastike.

Tani për tani,  ata janë duke instaluar një system prej 2000 metrash në Japoni  e cila do të bëhet struktura më e gjatë lundruese kur të përfundoj.

klankosova.tv

12

13

14

15

 

lajme të ngjashme