Rritja e numrit të vrasjeve, kriminologu Bobaj: Po jetojmë në një vend pa rend (VIDEO) NULL NULL 25.03.2026 07:31 25.03.2026 07:31 Kriminologu, Aheron Bobaj ka folur për vrasjet e fundit që po ndodhin në Kosovë. Në emisionin “Ora Shtatë”, Bobaj tha se traumat e mëhershme dhe situatat e rënda që mund t’i kenë përjetuar, po çojnë deri në aktet makabre, transmeton Klankosova.tv. “Shtëpia marohet prej temelit, jo prej kulmit. Këto sene nuk janë të rastësishme që po ndodhin, janë të paarsyeshme. Kanë filluar të shpeshtohen dhe të ekzagjerohen dhe me shku bukur ekstreme. Duke marr parasysh vendin ku jetojmë, ku nuk ka rend dhe gjithçka është kamuflazh që një kohë të gjatë, ne po jetojmë në një popullsi shumë të vogël, dhe ka humb rendi i hierarkisë, njerëzit i kemi ku duhet por nuk janë funksional, dhe kjo po ndodh për një kohë të gjatë”, tha ai në Klan Kosova. Kujtojmë se në një javë, në Kosovë u vranë pesë persona, ngjarje këto që tronditën opinionin.