Rritet numri i të prekurve nga sifilizi dhe gonorreja në Britani NULL NULL 07.06.2018 17:34 07.06.2018 17:34 Britania po vazhdon të shënojë rritje të rasteve të prekura nga sifilizi dhe gonorreja, në veçanti gjatë vitit që shkoi. Të dhënat e reja tregojnë 20% rritje tek rastet e sifilizit dhe 22% tek rastet e prekura nga gonorreja, krahasuar me vitin 2016. Diagnostifikimi i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme në përgjithësi është stabil në Britani. Megjithatë ekspertët shëndetësorë kanë shprehur shqetësim në lidhje me uljen e testimeve për klimidia.