Rriten rastet e dhunës në familje në Ferizaj NULL NULL 06.02.2025 14:30 06.02.2025 14:30 Janari i vitit 2025 ka shënuar rritje të rasteve të dhunës në familje në Ferizaj, krahasuar me janarin e vitit 2024. Sipas policisë, në janarin e këtij viti u shënuan 26 raste të dhunës në familje, teksa vitin e kaluar u raportuan 25 raste, transmeton klankosova.tv Raporti mujor mbi dhunën në familje në rajonin e Ferizajt: Gjatë muajit janar 2025, janë raportuar gjithsej 26 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur si më poshtë: -18 raste në Ferizaj; – 4 raste në Shtërpcë; – 3 raste në Shtime; – 1 rast në Kaçanik. Për krahasim, gjatë muajit janar 2024, ishin raportuar gjithsej 25 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur si vijon: -17 raste në Ferizaj; – 3 raste në Kaçanik; – 2 raste në Shtime; – 2 raste në Shtërpcë; – 1 rast në Hani Elezit.