Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrëzohet helikopteri i ushtrisë gjermane, dy të vdekur

NULL NULL
30.07.2025 08:16

Dy persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri të ushtrisë gjermane.

Ngjarja tragjike ndodhi në Saksoni, raportojnë mediat gjermane transmeton Klankosova.tv.

Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius, ishte në vendin e ngjarjes.

Sipas mediave, edhe një person tjetër po konsiderohet i zhdukur.

Fluturakja ushtarake u rrëzua në lumin Mulde pranë vendit Grimma.

Sipas Forcave Ajrore, helikopteri ishte në një fluturim stërvitor.

Forcat e Bundeswehr-it janë në vendngjarje dhe po hetojnë të gjitha rrethanat e ngjarjes. Deri tani nuk dihen shkaqet e rrëzimit.

lajme të ngjashme