Rrëzohet aeroplani në Indi, kishte mbi 200 persona në bord NULL NULL 12.06.2025 11:16 12.06.2025 11:16 Një aeroplan i Air India me më shumë se 200 persona në bord u rrëzua pranë aeroportit në qytetin perëndimor të Ahmedabad të Indisë. Kështu thanë të enjten zyrtarët e linjës ajrore dhe të policisë, pa specifikuar nëse pati viktima, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Avioni po shkonte drejt aeroportit Gatwick të Londrës në Mbretërinë e Bashkuar, tha Air India, ndërsa oficerët e policisë thanë se u rrëzua në një zonë civile pranë aeroportit. “Në këtë moment, po përcaktojmë detajet dhe do të ndajmë përditësime të mëtejshme,” tha Air India në X.