Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen tre persona në Himarë NULL NULL 27.08.2025 14:59 27.08.2025 14:59 Policia Kufitare e Shqipërisë ka shpëtuar tre persona që rrezikuan të mbyteshin në det pasi skafi i tyre pësoi defekt gjatë lundrimit. Pas njoftimit të marrë mbrëmë nga Salla Operative e DRKM Vlorë, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan menjëherë punën për t’i shkuar në ndihmë një mjeti lundrues skaf në zonën Grame-Brisanit. Pas kërkimeve, u bë i mundur lokalizimi i skafit që kishte pësuar defekt teknik dhe po përmbytej. Në bord ndodheshin tre shtetas, të cilët u morën dhe u shoqëruan me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, drejt bregut, në gjendje të mirë shëndetësore. Falë reagimit të menjëhershëm dhe profesionalizmit të shërbimeve të Policisë Kufitare, u sigurua shpëtimi i këtyre 3 shtetasve, të cilët i falënderuan shërbimet e Policisë, për ndihmën që iu dhanë. Pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të Policisë Kufitare për ta tërhequr dhe për ta nxjerrë skafin në breg, ai u fundos në det.