Rreziku nga konsumimi i çajit dhe kafes gjatë shtatzënisë NULL NULL 25.11.2018 13:30 25.11.2018 13:30 Gratë që konsumojnë çaj apo kafe gjatë shtatzënisë kanë më shumë gjasë që të lindin foshnja të vogla, ka treguar një studim i realizuar së fundmi. Edhe ato gra që konsumojnë sasinë ‘e sigurt’ prej 200 mg kafeinë – dy filxhanë kafe apo tre çaj – kanë më shumë rrezik për lindje të foshnjës me peshë të ulët. Studiuesit nga Kolegji Universitar në Dublin, besojnë se kafeina kufizon qarkullimin e gjakut në placentë kështu duke ndikuar në rritjen e bebes. Rezultatet e studimit të tyre kanë treguar se për çdo 100mg shtesë të kafeinës të konsumuar në baza ditore, pesha e lindjes ulet për 72g.