Rreth dy mijë e 500 raste aktive me COVID-19 në vend NULL NULL 30.05.2021 08:16 30.05.2021 08:16 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë dy mijë e 487 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë e 382 persona teksa kanë humbur jetën 2 mijë e 243 pacientë, njofton Klan Kosova. Po ashtu nga ky virus deri tani janë shëruar 102 mijë e 652 pacientë. Gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan 28 raste të reja, një viktimë dhe 133 pacientë të shëruar.