Rreth 30 infermierë të QKMF-së në Malishevë pa paga tash e 3 muaj NULL NULL 09.02.2026 21:12 09.02.2026 21:12 Rreth 30 infermierë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare QKMF në Malishevë nuk kanë marrë pagat e tyre tash e tre muaj për punën e tyre. Siç merr vesh Klan Kosova, pagat e infermierëve kalojnë nga një kompani, e cila merret me pagesat përmes komunës. Por, Komuna e Malishevës nuk dihet nëse ka ndërmarrë ndonjë veprim. Infermierët kanë treguar se kjo situatë po vazhdon prej rreth katër vitesh, ku si arsye jepet mungesa e buxhetit për shkak të punimeve në këtë komunë./Klankosova.tv