Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrëshqitje dheu në Zelandën e Re, nis operacioni i kërkim-shpëtimit në kamp

NULL NULL
22.01.2026 08:37
Foto: AP

Ekipet e shpëtimit në Zelandën e Re po kërkojnë disa persona të zhdukur, përfshirë fëmijë, pas rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve të shkaktuara nga reshje të dendura shiu në Ishullin e Veriut.

Një rrëshqitje dheu goditi të enjten paradite kampin turistik Mount Maunganui, duke përfshirë autokampe dhe objekte shërbimi, ndërsa disa persona rezultojnë ende të zhdukur. Sipas policisë, edhe dy persona të tjerë janë zhdukur pas një rrëshqitjeje që goditi një banesë në zonën fqinje Papamoa, raporton “Al Jazeera”, transmeton Klankosova.tv.

Një 47-vjeçar raportohet i zhdukur pranë Aucklandit, pasi automjeti i tij u mor nga ujërat teksa tentonte të kalonte një lumë.

Autoritetet thanë se operacionet e shpëtimit po vështirësohen nga rreziku i rrëshqitjeve të tjera, megjithatë shpresat për gjetjen e të mbijetuarve mbeten. Policia konfirmoi se numri i personave të zhdukur është në shifra të ulëta.

Kryeministri Christopher Luxon deklaroi se po ndjek nga afër situatën në mbarë vendin, ndërsa autoritetet kanë evakuuar banesa dhe kanë mbyllur rrugë në disa zona.

Shkencëtarët paralajmërojnë se reshjet ekstreme dhe fatkeqësitë natyrore po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, të nxitura nga ndryshimet klimatike. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme