Rrëmujë pas përfundimit të ndeshjes Everton-Liverpool, shpërndahen tre kartonë të kuq (VIDEO) NULL NULL 12.02.2025 23:14 12.02.2025 23:14 Përfundim dramatik pati ndeshja mes Evertonit dhe Liverpoolit në kuadër të Premier Ligës. Derisa Liverpooli po shkonte drejt një fitoreje të sigurt me rezultatin 2-1, kjo ëndërr iu shua në minutën e 98-të kur mbrojtësi i Evertonit, James Tarkowski, shënoi për të barazuar shifrat në Goodison Park. Kështu, Liverpooli vazhdon të mbajë kreun e tabelës me 7 pikë larg vendit të dytë, Arsenalit. Por, kur u mendua se gjithçka mori fund, pas vërshëllimës finale të gjyqtarit, u nxehën gjakrat në fushë. Ishte Abdoulaye Doucoure (Everton) ai që duket se shkoi për të festuar te tribuna e “Reds”, duke nxitur kështu reagimin e ashpër të Curtis Jones (Liverpool). Aty u krijua një rrëmujë e madhe me Johnesin në mes të saj, teksa lojtarët e ekipeve kundërshtare po shtyheshin me njëri-tjetrin. Kështu, gjyqtari i ndeshjes vendosi të i ndëshkojë me karton të kuq të dy ata, Doucouren dhe Johnesin, por edhe trajnerin e Liverpoolit, Arne Slot. Jones mori kartonin e dytë të verdhë për shkak të rolit të tij në incident, që do të thotë se ai do të mungojë në ndeshjen e radhës. Edhe Doucoure u ndëshkua njëjtë, me kartonin e dytë të verdhë. Me kartonin e kuq të pranuar, edhe Slot do të mungojë në ndeshjen e ardhshme. /Klankosova.tv Curtis Jones chasing Doucoure down after the Everton man ran to Liverpool fans to celebrate right in front of them. If I was a Liverpooo fan I’d have loved that from Jones, he didn’t want to see the Liverpool fans goaded like that… 👏pic.twitter.com/Jq9HkvA4cx — Football Away Days (@FBAwayDays) February 12, 2025