Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrëmben vajzat e saj, gjenden pas më shumë se 30 vjet

NULL NULL
18.01.2017 09:15

Një grua është arrestuar nën dyshimin që ka kidnapuar dy vajzat e saj, para më shumë se 30 viteve.

Elaine Yater kishte marrë vajzën e saj Kimberly e cila në atëkohë ishte katërvjeçe dhe Kelly që ishte 10 muajshe, më 26 gusht të vitit 1985.

Vajzat ishin raportuar të zhdukura dhe nuk ishin parë më në shtëpinë e babait të tyre në Rhode Island. Në atë kohë babai i vajzave, Russell Yates ishte në një betejë ligjore me ish gruan sa i përket kujdestarisë së fëmijëve.

Gjatë gjithë kësaj kohe ajo ka jetuar nën identitetin e Liana L.Waldberg.

Vajzat e saj tani janë njëra 35 e tjetra 32, janë gjetur duke jetuar në zonën e Houston, transmeton  Klan Kosova.

Të dyja gratë janë identifikuar mirëpo identitetet e tyre nuk janë zbuluar.

“Gjithmonë jam munduar t’i gjej fëmijët e mi. E tani, është në duart e tyre nëse dëshirojnë të takohen me mua”, ka thënë Russell në momentin kur kuptoi për vajzat.

Yates do të akuzohet për kidnapim të fëmijëve, por ish burri i saj ka thënë se nuk do e ndjek atë penalisht.

“Kjo gjë nuk do i ndihmonte askujt. Unë vetëm dua t’i shoh fëmijët e mi”.

Yates i kishte rrëmbyer fëmijët e saj pasi kishte kuptuar që ish burri i saj ishte lidhur me një grua.

Russell e ka pranuar që në një moment teksa po diskutonin për tradhtinë që ai i kishte bërë e kishte goditur, por pretendon që ishte ajo e para që e sulmoi.

Two sisters allegedly abducted by their mother in 1985 have been found alive in Texas.

Two sisters allegedly abducted by their mother in 1985 have been found alive in Texas.

lajme të ngjashme