Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrëfim nga Prekazi: “Dajë, përhajr na qoftë lufta” biseda e fundit e Adem Jasharit (VIDEO)

NULL NULL
07.03.2026 17:45

Xhevahir Geci, bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari në përvjetorin e 28 të Epopesë së UÇK-së ka sjellë rrëfime direkte nga Prekazi.

Ai në një speciale në kuadër të emisionit “Info Magazine”, tregoi për bisedat e fundit të Adem Jasharit.

“Dajë, përhajr na qoftë lufta”, ka bisedu me Shani Gecin, është bashkëfshatar i yni, Shani Geci e ka pasë telefonin në shtëpi, Ademi ka marrë informacione se po vijnë forca policore serbe nga Llausha. E ka thirr në telefon dhe i ka thënë a janë çu ata djemtë, a janë në vendin ku duhet, gjoja a janë çu për me dal në pozicione. Kur e ka kuptuar, Shaniu  se ne kemi dalë në  pozicione, e ka thirr Ademin i ka thënë kqyrni se edhe prej anës suaj janë t’u ardh shumë ”.

“Ademi është lajmëruar, ka biseduar me Shani Gecin për së dyti herë dhe i ka thënë: përhajr na koftë lufta se edhe prej neve janë t’u ardh”, rrëfeu mes tjerash Geci, njofton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme