Rrahje në Shkodër, përdoren thika e sëpata – lëndohet një person NULL NULL 20.07.2025 19:15 20.07.2025 19:15 Një sherr mes disa të rinjsh në Shkodër ka degjeneruar në dhunë fizike ku janë përdorur thikat dhe sëpata. Sipas TopChannel, gjatë përleshjes janë përdorur thika dhe një sëpatë, ku njëri prej të rinjve ka mbetur i plagosur, teksa ka arritur të shkojë vet në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Policia e Shtetit tha se motivet e konfliktit janë të dobëta, ku personi V.D., dyshohet se e ka goditur me thikë shtetasin P.G., 33-vjeç. “Rreth orës 18:30, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi V. D. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. G., 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, tha policia, transmeton Klankosova.tv. Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorëve të përfshirë në ngjarje, ku shërbimet e policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.