Rrahje mes tri femrave në një familje në Pejë, njëra kërkon ndihmë mjekësore NULL NULL 04.09.2025 08:50 04.09.2025 08:50 Foto ilustruese Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën është raportuar për një rast të dhunës në familje në Pejë. Sipas raportit 24-orësh, thuhet se dy femra kanë raportuar se janë sulmuar nga një femër tjetër. “Pejë / 03.09.2025 – 14:00. Dy viktima femra kosovare për shkak të një mosmarrëveshje, dyshohet se janë sulmuar nga e dyshuara femër kosovare”, thotë PK-ja. Ndërkaq, thuhet se njëra nga viktimat ka pësuar lëndime dhe i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve. Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje & Lëndim i lehtë”. /Klankosova.tv