Rrahje mes lojtarëve, ndërpritet ndeshja Ponte Prizreni – Peja (VIDEO) NULL NULL 04.05.2021 18:30 04.05.2021 18:30 Lojtarët e ekipit të basketbollit Ponte Prizreni dhe ata të Pejës janë rrahur mes vete pas përfundimit të pjesës së parë të takimit, njofton Klan Kosova. Deri më tani, reagimi i vetëm është nga ekipi i basketbollit Peja ku kanë thënë se “deri sa ekipa ishte duke u larguar drejt zhveshtoreve për pushimin e pjesës së parë, shikuesit dhe një pjesë e stafit të lojtarëve të ekipës vendase na janë vërsulur si më keq ndaj ekipës tonë”. “Ka edhe të lenduar nga kjo përleshje!”, thuhet në reagimin e klubit të basketbollit Peja. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.