Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrahje e rëndë mes tifozëve të Fushë Kosovës dhe atyre të Vushtrrisë, para policisë përdorën edhe thika

NULL NULL
21.09.2024 16:42
Fotografia e publikuar nga faqja "Fansat e Futbollit Kosovar".
Fotografia e publikuar nga faqja "Fansat e Futbollit Kosovar".

Një rrahje e rëndë dyshohet se ka ndodhur me tifozëve të Fushë Kosovës dhe atyre të Vushtrrisë.

Në pamjet e publikuara nga faqja “Fansat e Futbollit Kosovar” shihet se në këtë përleshje mes “Pampurave” dhe “Forcave” të Vushtrisë janë përdorur edhe thika, përcjell Klankosova.tv.

Në këtë rrahje mes tyre, siç shihet në pamje, ka intervenuar edhe policia.

Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë, por të njëjtit kanë thënë se nuk kanë ende informacione në lidhje me këtë rast.

Ndryshe, Fushë Kosova dhe Vushtrria janë duke u përballur në kuadër të Ligës së Parë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.