Rrah gruan në Pejë, arrestohet nga policia NULL NULL 22.10.2025 09:29 22.10.2025 09:29 Në Pejë është arrestuar një mashkull kosovar për dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar nga policia, ndërsa prokurori ka vendosur që çështja të vazhdojë në procedurë të rregullt, transmeton klankosova.tv. ”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”.