Rose McGowan rrëfen një gjarje të dhimbshme që i ndodhi gjatë jetës NULL NULL 02.03.2019 19:00 02.03.2019 19:00 Rose McGowan ka folur për një vendim të vështirë gjatë jetës së saj. Aktorja 45-vjeçare tregoi përmes Twitter-it se ka pasur një abort, dhe iu përgjigj një statistike që ‘1 në 4 gra kanë abortuar në moshën 45-vjeçare’, duke shtuar: “Kam pasur një abort dhe e mbështes këtë mesazh”. “Nuk më vjen turp dhe s’duhet të ju vije”, vazhdoi Rose. “60% e atyre që zgjedhin të kenë një abort tashmë janë nëna – ato kuptojnë më mirë se kushdo tjetër”. Edhe pse Rose u hap për vendimin e saj të vështirë, ajo nuk e specifikoi kur ka ndodhur. “Nuk pendohem për vendimin time edhe pse nuk ishte e lehtë. Nëse nuk doni një abort, mos e bëni. Trupi im, zgjedhja ime, jeta ime”, ka shkruar ajo, transmeton Klan Kosova.