Ronaldo synon finalen e katërt NULL NULL 13.05.2015 18:57 13.05.2015 18:57 CR7 ka arritur tre finale të Champions League, dy me Manchester United, një me Real Madrid. Cristiano Ronaldo synon të arrijë finalen e katërt të Champions League. Ai preku dy herë radhazi finalen me Manchester United, gjë që mund ta bëjë edhe me Real Madridin nëse arrijnë ta eleminojnë Juventusin. Dy herët e para në finale ishin në sezonat 2007-08 dhe 2008-09. Të parën finale e fitoi me penalti, kundër Chelsea, në Moskë, ndërsa në të dytën u mposht në Romë nga skuadra e Pep Guardiolas. Më pas iu deshën pesë sezone që të arrijë prapë në finale, këtë herë kundër Atletico Madridit, në një ndeshje për infarkt, të cilën mbretërit e fituan në kohën shtesë. Ronaldo shënoi një gol nga penaltia. Këtë sezon ai mund ta përsëris suksesin e arritur me Manchester United, arritjen në dy finale radhazi. Kështu, kjo do të ishte e katërta finale në karrierën e portugezit. Cristiano vazhdon t’i përmirësojë statistikat e tij në Champions. Në nëntë sezonet e fundit, CR7 ka arritur tre herë finalen dhe pesë herë gjysmëfinalen.