Ronaldo s’di të ndalur, shënon sërish për Al Nassr NULL NULL 04.04.2025 21:18 04.04.2025 21:18 Cristiano Ronaldo ka shënuar në derbin e Arabisë Saudite mes Al Hilalit dhe Al Nassr. Ronaldo e shënoi golin e dytë në takim në minutën e 47-të, pas asistimit të Sadio Manes. Al Nassr po udhëheq me rezultat 0-2, teksa po luhet minuta e 55-të, ndërsa golin e parë në ballafaqim e shënoi Al Hassan. Me këtë rezultat, Al Nassr pozicionohet në vendin e tretë me 54 pikë, ndërsa Al Hilal në vendin e dytë me 57.