Ronaldo mohon akuzat për përdhunim, i quan “lajme të rreme” NULL NULL 30.09.2018 18:14 30.09.2018 18:14 Në një video të postuar në Instagram, Ronaldo ka thënë “Ata duan të promovojnë veten duke përdorë emrin tim. Është normale”. Avokatët e Ronaldos kanë bërë të ditur se do të padisin revistën gjermane “Der Spigel”, e cila publikoi një artikull lidhur me këto akuza. Në këtë reviste është thënë që Kathryn Mayorga pretendon që Ronaldo e kishte përdhunuar në një dhomë të hotelit në Las Vegas. Mayorga, 34 vjeçare, është thënë se ka raportuar rastin e përdhunimin në polici në Las Vegas menjëherë pasi kishte ndodhur incidenti. Ndërsa në vitin 2010, thuhet se ajo kishte arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me Ronaldon, ku përfshihet një pagesë prej 375 mijë dollarë, ne mënyrë që kjo ngjarje të mos publikohej asnjëherë. Avokatët e saj tani janë duke tentuar të deklarojnë si të pavlefshme marrëveshjen e mos-zbulimit.