Ronaldo me postim romantik për bashkëshorten e tij në Shën Valentin NULL NULL 14.02.2025 13:46 14.02.2025 13:46 Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo ka ndarë një moment të ëmbël me ndjekësit e tij në Instagram, duke postuar një fotografi me bashkëshorten e tij, Georgina Rodriguez, për festën e Shën Valentinit. Ai ka shoqëruar foton me një mesazh të ndjerë, duke e cilësuar atë si “Valentin-a ime e vetme. Gjithmonë”. Ronaldo e ka përfunduar postimin me një emoji në formë zemre, duke theksuar dashurinë dhe përkushtimin ndaj partneres së tij. Ky moment ka emocionuar ndjekësit e tij, të cilët për vetëm një orë e kanë pëlqyer këtë postim mbi 2.7 milionë prej tyre.