Roma e huazon Kumbullën tek një skuadër tjetër në Serie A NULL NULL 31.01.2024 00:22 31.01.2024 00:22 Marash Kumbulla huazohet nga Roma tek Sassuolo Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla, duket se pjesën e mbetur të sezonit do ta vazhdojë tek një skuadër tjetër në Serie A. Kjo pasi skuadra e Romës planifikon ta huazojë tek Sassuolo. Kështu të paktën thotë eksperti italian i transferimeve, Gianluca Di Marzio. Sipas Marzios, Kumbulla do të kthehet në “Olympico” në verë pasi që në marrëveshje nuk përfshihet mundësia e blerjes. Italiani thotë se marrëveshja pritet të kryhet të mërkurën e 31 janarit, kur edhe pritet të përfundojë afati kalimtar i janarit. 23-vjeçari nuk ka regjistruar asnjë paraqitje me Romën këtë sezon. Ai u rikthye së fundmi nga lëndimi, i cili e la për një kohë të gjatë jashtë. Paraqitja e fundit e qendërmbrojtësit me romakët ishte më 29 prill 2023. Ndryshe, për 18 herë reprezentuesin e Shqipërisë interesim pati edhe nga Udinese, Cagliari, Torino, Genoa dhe Hellas Verona. Marash Kumbulla me Romën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. Il @SassuoloUS avanza per #Kumbulla della @OfficialASRoma: si può chiudere entro domattina per il prestito secco. @SkySport #calciomercato — Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) January 30, 2024