“Shfaqja që shkon keq” vjen në shtator, fillojnë provat në Teatrin e Podujevës NULL NULL 16.06.2026 18:26 16.06.2026 18:26 Në teatrin “Avdush Hasani” në Podujevë kanë filluar provat për shfaqjen e re “Shfaqja që shkon keq”, me regji të Bashkim Ramadanit. Me autorë: Henry Lewis, Jonathan Sayer dhe Henry Shields, në këtë shfaqje luajnë: Besart Zeneli, Ryva Kajtazi, Drin Berisha, Gani Morina, Muhamet Zeka, Valire Haxhijaj Zeneli, Arbit Zymeri. Komedia zhvillohet gjatë premierës së dramës misterioze “Vrasje në Shtëpinë e Havershamëve”, e shkruar nga Suzi H.K. Braidswell dhe e vënë në skenë nga Shoqata Dramatike e Universitetit Politeknik të Kornleit. Premiera e shfaqjes do të mbahet në shtator të këtij viti. /Klankosova.tv