Roma e fiton ndeshjen e dytë rresht nën urdhrat e De Rossit (VIDEO) NULL NULL 29.01.2024 23:04 29.01.2024 23:04 Salernitana Roma Roma ka arritur që ta shënojë fitoren e dytë rresht nën urdhrat e trajnerit të ri, Daniele De Rossi. Romakët mposhtën në udhëtim Salernitanan, me rezultat 1:2, në kuadër të javës së dytë të Seria A. Tre golat e ndeshjes u shënuan në 45 minutat e dyta. Skuadra nga kryeqyteti i Italisë, kaloi në avantash nga pika e bardhë përmes Paolo Dybala, i cli realizoi në minutin e 51-të, ndërkaq golin e dytë për mysafirët e shënoi Lorenzo Pellegrini, në minutin e 66-të. Derisa për vendasit, golin e vetëm e realizoi Grigoris Kastanos, në minutin e 70-të. Roma pas kësaj fitore ka 35 pikë dhe renditet e pesta në tabelë. Salernitana mbetet në pozitën e fundit me 12 pikë të grumbulluara. Dybala from the penalty spot pic.twitter.com/bP3zRr4RdF — Follow @footitalia1 (@footitalia2) January 29, 2024 Pellegrini doubles Roma’s lead pic.twitter.com/KnQjkwlYro — Follow @footitalia1 (@footitalia2) January 29, 2024 Kastanos pulls one back for Salernitana pic.twitter.com/kGgvEtNP0U — Follow @footitalia1 (@footitalia2) January 29, 2024