Roma e çon Porton në shtëpi kokë ulur, italianët vazhdojnë tutje në Europa League NULL NULL 20.02.2025 20:52 20.02.2025 20:52 Ndonëse në minutën e 27 e gjetën vetën në diasavantazh, pas golit të Samu, Roma arriti ta përmbys Porton. Dy gola “ekspres” të argjentinasit Dybala në minutat 35 e 39, e dërguan ekipin nga kryeqyteti italian me epërsi, në pushimin mes dy pjesëve. Për portugezët, fatale rezultoi minuta e 51, kur Eustaquio u ndëshkua me karton të kuq, njofton Klankosova.tv. Nga ai moment, vendasit kontrolluan gjithçka, madje duke shënuar golin e tretë me anë të Pisillit, shtatë minuta para se të mbyllej koha e rregullt. Krejt çka arritën të bëjnë më pas mysafirët, ishte ngushtimi i epërsisë në 3-2, krejt në sekondat e fundit. Madje edhe ky realizim u bë nga mbrojtësi i Romës, Rensch, që shënoi në portën e vetë. Duke qenë se ndeshja e parë kishte përfunduar 1-1, me rezultatin e sotëm, “Gialloross-ët” e siguruan biletën për 1/8-ën e finales në UEFA Europa League, raporton Klankosova.tv. Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Stamboll, Galatasaray nuk mundi t’i bëjë asgjë holandezëve të AZ Alkmaar, të cilët duelin e parë e kishin fituar 4-1. Përballja e sotme u mbyll 2-2, andaj turqit u eliminuan.