Rolling Stones, ia ndalojnë Trump’it këngët e tyre në fushatë NULL NULL 05.05.2016 16:23 05.05.2016 16:23 Rok grupi i famshëm Rolling Stones, i ka kërkuar kandidatit për president të Amerikës, Donald Trump, që të mos i lëshojë këngët e tyre në fushatat e tij presidenciale, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Grupi ka dhënë një deklaratë duke thënë se kandidati për presidencial, nuk e ka lejen që ta shfrytëzojë muzikën e grupit. “Rolling Stones nuk i kanë dhënë kurrë leje Trump-it që t’i shfrytëzojë këngët tona në kampanjat e tij, dhe po ashtu kërkojmë që mos të ndodhë më që në njërën nga fushatat e tij, të luhet një këngë e jona”. Për muaj të tërë Trump ka lëshuar në kampanjat e tij këngët e këtij grupi. Hiti i tyre i vitit 1969, “You Can’t Always Get What You Want”, ka qenë ndër të preferuarit. Grupi nuk janë të parët që protestojnë kundër përdorimit të krijimtarisë së tyre në kampanjat e kandidatit më kontrovers për president. Edhe Adele në Shkurt të këtij viti, kishte lëshuar një komunikatë për media ku e distanconte veten nga kampanja e Trump, pasi kënga e saj “Rolling In the Deep”, ishte lëshuar disa herë në kampanjat e tij. Ajo kishte thënë se nuk i kishte dhënë askujt leje që kënga e saj të përdorej për kampanja politike.