Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rokeri Jon Bon Jovi, hapi restorantin ku të varfërit nuk paguajnë

NULL NULL
18.05.2016 10:42

Rokeri i njohur Jon Bon Jovi së bashku me gruan e tij Dorothea, kanë hapur restorantin e tyre ‘’Soul Kitchen’’, në Toms River, bregdet ky adriatik i cili u shkatërrua katër vite më parë nga uragani ‘’Sandy’’.

Megjithatë kjo nuk është e tëra, ylli i tingujve të muzikës rok, ka bërë të ditur që këtu do të ofërohet cilësi e lartë e ushqimit ku në të cilin do të mund të përfitojnë të varfërit duke ngrënë ushqim pa paguar, njofton Klan Kosova.

Ky lokal i hapur nga Jon Bon Jovi, është pjesë i një projekti humanitar duke iu referuar fondacionit ‘’Jon Bon Jovi Soul’’ ku bënë pjesë edhe bashkëshortja e tij Dorothea.

Sipas rokerit Bon Jovi, ky restaurant sjell pozitivitet ngase të gjithë duhet të shijojnë ushqimet e restauranteve, ‘’mbi të gjitha në një kohë të shoqërisë kur një në pesë familje jetojnë në varfëri të skajshme’’, shkruan Realtytvworld.com, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë bëhet e ditur që në restaurantin ‘’Soul Kitchen’’, të varfërit do të hanë bukë por ajo që ata do të bëjnë më pas është që do të pastrojnë pjatat.

Fondacioni ‘’ Jon Bon Jovi Soul’’ nga këngëtari i hitit ‘’Livin on a prayer’’,  ka ndihmuar edhe më shumë se kaq, përmes tij janë ndërtuar edhe 500 shtëpi dhe strehimore për mijëra të varfër, njofton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme