Rodrygo e kalon me sukses operimin NULL NULL 10.03.2026 17:00 10.03.2026 17:00 Ylli i Real Madridit, Rodrygo, e ka kaluar me sukses operimin. Sezoni për të tashmë ka përfunduar, pasi që braziliani i kishte këputur ligamentet në ndeshjen ndaj Getafes. Rikthimi i tij pritet të ndodh në fillim të sezonit të ardhshëm. Pas operimit, ai postoi në faqen e tij një shkrim emocional për fansat e tij dhe të madrilenëve. “Sot fillon një histori e re. Një Rodrygo i ri ka lindur. Jam gati të kaloj nëpër të gjithë këtë proces dhe të jetoj bekimet e Zotit në jetën time”. “Shumë mirënjohës për çdo mesazh dashurie. Faleminderit Zotit, gjithçka shkoi mirë në operacion”, ka shkruar ai.