Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rockstar’i për Sanders

NULL NULL
25.05.2016 14:40

Vokalisti i rok grupit të famshëm “System of a Doën”, Serj Tankian, ka folur haptazi për preferencat e tij politike.

Mbështetjen e tij, e ka Bernie Sanders, kandidati i Partisë Demokratike për president të Amerikës.

“Ka vetëm një njeri për të cilin do të votoja dhe që e respektoj”, ka thënë Tankian, për revistën amerikane The Rolling Stones.

“Ai e bën atë që thotë dhe e thotë atë që e bën në senat. Të gjitha kontributet e tija vijnë nga individët privatë, të gjitha të tjerat janë nga korporata dhe donatorë të mëdhenj. Nuk ke nevojë të jesh gjeni që të dish kush për kë punon aty”.

Edhe pse thotë se Hillary Clinton është kandidate më e mirë se çdo republikan, ai çuditet kur e sheh se si disa delegatë i kanë dalë kaq shumë në përkrahje asaj.

Ai thotë se do të vazhdojë ta përkrahë Sanders, pavarësisht komenteve negative që ka marrë nga fansat e tij në rrjetet sociale.

lajme të ngjashme