Robert Lewandowski do të qëndrojë te Barcelona edhe për një vit tjetër NULL NULL 08.03.2025 19:36 08.03.2025 19:36 Robert Lewandowski Agjenti i Robert Lewandowskit, Pini Zahavi, e ka konfirmuar se lojtari do të qëndrojë te Barcelona edhe për një vit tjetër. “Lewandowski është 100% i lumtur te Barcelona këtë verë. Ai ka një kontratë dhe do ta respektojë deri në fund atë”, tha Zahavi për 365 Scores. Ai gjithashtu shtoi se nuk kanë marrë asnjë ofertë nga Arabia Saudite dhe asnjë klub nuk e ka kontaktuar. Lewandowski ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon, duke shënuar 32 gola dhe duke treguar se është ende një lojtar i rëndësishëm për klubin katalanas.