I dënuar në Itali për trafik droge, shqiptari kapet në Vlorë NULL NULL 14.06.2026 10:18 14.06.2026 10:18 Policia e Shqipërisë ka njoftuar se e ka arrestuar një person me rrezikshmëri të lartë, i cili ka qenë i dënuar me 12 vjet burgim për pjesëmarrje në organizatë terroriste të armatosur me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Pas prangosjes, ai pritet të ekstradohet në Itali, kanë njoftuar autoritetet shqiptare. Sipas forcave të rendit të shtetit shqiptar, 48-vjeçari është arrestuar nga Policia e Vlorës. “Në kuadër të operacionit policor të koduar “Metodat”, u bë i mundur lokalizimi në një lokal në Borsh, kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit Moisi Habilaj, 48 vjeç, banues në Babicë e Vogël, Vlorë. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Katanias, Itali, me 12 vjet, 2 muaj e 13 ditë burgim për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale të armatosur me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.”, thuhet në njoftim. Gjatë operacionit, është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi E.A., 46 vjeç, banues në Sarandë, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi italian S.F., 70 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. /Klankosova.tv