Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Robben befason me zgjedhjen për sportin e ri

NULL NULL
03.09.2025 13:40

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimovic janë vetëm disa nga futbollistët që janë “infektuar” nga pasioni për padel, por ish-ylli i Chelseat, Real Madridit dhe Bayern Munichut, Arjen Robben, mund të jetë lojtari më i përkushtuar nga të gjithë.

Fundjavën e kaluar, ish-fituesi i Ligës së Kampionëve mori pjesë në një turne Cupra FIP Bronze në Westerbork të Holandës dhe arriti të kualifikohej në shortin kryesor.

Duke u bashkuar me partnerin e tij Werner Lootsma, ata shpëtuan gjashtë “match point” përpara se të mposhtnin Ralph Boekema dhe Mark Weldmate (ky i fundit gjithashtu ish-futbollist) me rezultat 4-6, 6-3, 7-6 në raundin final kualifikues.

Megjithatë, në raundin e parë të shortit kryesor, ata u mundën 6-1, 6-0 nga Sten Richters dhe Thijs Roper, të renditur respektivisht në vendin 155 dhe 144.

Pavarësisht kësaj, Richters u shpreh i habitur nga niveli i finalistit të Kupës së Botës 2010.

“Ai është ish-futbollisti profesionist më i mirë që njohim që luan padel”, tha ai.

Më herët, Robben kishte deklaruar:

“Zlatan Ibrahimovic e bëri padelin një sport të rëndësishëm në Suedi, mendoj se edhe unë mund ta bëj të njëjtën gjë në Holandë”. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme