Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rob Kardashian bën një paraqitje të rrallë

NULL NULL
26.12.2018 19:00

Krishtlindjet e familjes Kardashian-Jenner është kompletuar të martën, edhe me paraqitjen e Rob Kardashian, që qëndron vazhdimisht larg rrjeteve sociale.

Në një video të postuar në Instagram Story nga motra e tij Khloe Kardashian, 31 vjeçari Rob shihet duke e mbajtur vajzën e tij dyvjeçare Dream, derisa familja shihet së bashku duke i hapur dhuratat në mëngjesin e Krishtlindjeve.

“Urime Krishtlindjet Dream”, dëgjohet Khloe derisa vëllau i saj Rob e kap vogëlushen në faqe.

View this post on Instagram

Aww have a great day everyone!

A post shared by Kim Kardashian Updates (@kimkardashiansnap) on

Rob, që ka vajzën Dream me ish të dashurën Blac Chyna, ka postuar një mesazh të ëmbël për fëmiun e tij të vetëm.

“Urime Krishtlindjet të gjithëve. Ndjenja më e mirë është ta shoh vogëlushen time të lumtur”, ka shkruar ai në Twitter, transmeton Klan Kosova.

Familja e njohur ka nisur festat e fundvitit, të hënën, me festën e përvitshme për Krishtlidje që  e organizon Kris Jeener, ku kishte edhe një performancë nga John Legend.

Festa “Ëinter Ëonderland Ëhoville” ka ndodhur në shtëpinë e vajzës së saj, Kim Kardashian.

 

lajme të ngjashme