Rita Ora i lë shumë pak vend imagjinatës në tapetin e kuq të “Vogue” (FOTO) NULL NULL 24.11.2023 13:01 24.11.2023 13:01 Këngëtarja Rita Ora i la pak imagjinatës teksa doli pa sytjena me një fustan shumë të pazakontë transparent. Bukuroshja 32-vjeçare mahniti me veshjen e zezë rrjetë ndërsa ishte në Londër për një event të “Vogue” të enjten. Duke u ngjitur në tapetin e kuq, Rita ka treguar fizikun e saj tepër të tonifikuar teksa ka pozuar për foto. Ylli zgjodhi të shkonte pa sytjena, duke e mbuluar gjoksin e saj me detaje trëndafili të zi, ndërsa kishte edhe të brendshme të tejdukshme. Rita e kompletoi pamjen e saj me bizhuteri argjendi dhe një palë taka të zeza me rripa. Ajo zbuloi se i është dashur të tërhiqet nga disa episodet e serive të reja të emisionit “The Masked Singer” për shkak të angazhimeve në punë. Mungesa e Ritës është vetëm e përkohshme dhe ajo do të shfaqet në seritë e reja. /Klankosova.tv