Rita Ora dhe Dua Lipa pushojnë në Ibiza?! NULL NULL 21.08.2023 20:12 21.08.2023 20:12 Gjatë ditës së hënë dy yjet, Rita Ora dhe Dua Lipa kanë ndarë fotografitë e pushimeve të tyre në rrjetet sociale. Që të dyja ndodhen në lokacionin e njejtë, në Ibiza. Rita ka ndarë një sërë fotografish me burrin e saj dhe me shoqërinë, ku dhe ka shkruar që vetëm në Ibiza mund të mblidhen një lloj grupi i tillë. “Vetëm në Ibiza mblidhen një grup njerëzish të tillë të jashtëzakonshëm plot gëzim dhe të qeshura këto janë të vetmet foto të përshtatshme që mund të gjeja! Faleminderit të gjithëve që erdhët ju e dini se kush jeni të gjithë” shtoi ajo. Ndërsa Dua Lipa ka pozuar e vetme, ku vihen re hijet e saj trupore, dhe e quajti pushimin si ritual i Ibizës.