Rita Ora befason të rinjtë në Prishtinë (FOTO) NULL NULL 10.04.2019 15:51 10.04.2019 15:51 Zyra e UNICEF-it në Kosovë gjatë ditës së sotme ka mbajtur ngjarjen vjetore “Activate Talks” që mbledh më shumë se 400 të rinj nga e gjithë Kosova, ekspertë, përfaqësues të institucioneve dhe inovatorë të rinj, për të diskutuar dhe treguar përvojat e tyre në ndryshimin e shoqërisë për të mirë. Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora është shfaqur në ngjarjen vjetore “Activate Talks” të UNICEF-it gjatë diskutimeve të cilat po zhvilloheshin. Ajo në formë befasie u shfaq para të pranishmëve duke thënë se puna që ka bërë UNICEF-i është e mrekullueshme. “Kam qenë për dy ditë në Kosovë. Duhet të them se rrugëtimi që ka bërë UNICEF-i e kam përjetuar dhe kam parë se sa e mrekullueshme është. Ka qenë shumë inspiruese për të rinjtë e Kosovës. Jam shumë e nderuar të jem këtu sot”, tha ajo.