Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump: Dje arritëm një marrëveshje me Iranin, por ata e shkelën brenda një ore

NULL NULL
12.07.2026 15:50

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ShBA dhe Irani ranë dakord për një marrëveshje dje, por Irani e shkeli atë marrëveshje “brenda një ore” kur qëlloi një dron drejt një anijeje.

Duke folur për NBC ai u shpreh se Irani bëri një marrëveshje në të cilën “hoqi dorë nga gjithçka”, përcjell Sky News.

“Ne patëm takime me ta, ata ranë dakord për një marrëveshje dje – një marrëveshje perfekte për ne, pa armë bërthamore, pa këtë, pa atë, pa asgjë, ata hoqën dorë nga gjithçka  dhe pastaj pas kësaj, ata dolën nga dhoma, dhe brenda një ore lëshuan një dron drejt një anijeje”, tha ai.

“Unë thashë ju njerëz jeni të sëmurë. Ne i bombarduam ata deri në vdekje mbrëmë”.

Trump përsëriti gjithashtu mesazhin e Komandës Qendrore të ShBA-së se Ngushtica e Hormuzit është e hapur për trafikun tregtar.

lajme të ngjashme