Shpëtohet 67-vjeçari që po lahej në Velipojë, doli nga deti në gjendje kritike NULL NULL 12.07.2026 15:19 12.07.2026 15:19 Një pushues 67-vjeçar është shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të vrojtuesit të plazhit. Sipas informacioneve, 67-vjeçari u nxor nga deti në gjendje kritike, pa puls dhe pa frymëmarrje. Vrojtuesi i plazhit, Besfort Gjoklaj, ndërhyri menjëherë duke e nxjerrë nga uji dhe duke i dhënë ndihmën e pare, derisa pas përpjekjeve të tij pushuesi rifitoi shenjat jetësore. Më pas, 67-vjeçari iu dorëzua ekipit të Urgjencës, i cili e transportoi drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm./TCh