Rikthehet David Cameron, zgjidhet sekretar i Jashtëm i Britanisë së Madhe NULL NULL 13.11.2023 12:23 13.11.2023 12:23 David Cameron është emëruar sekretar i Jashtëm i Britanisë së Madhe. Këtë e ka bërë të ditur, kryeministri britanik Rishi Sunak, me anë të një postimi në platformën X, njofton Klankosovas.tv. Cameron sapo ka bërë deklaratën e tij të parë si sekretar i Jashtëm, pak çaste pasi u largua nga Downing Street dhe hyri në Ministrinë e Jashtme. Në një postim në X, i njohur më parë si Twitter, ish-kryeministri tha se ai “e ka pranuar me kënaqësi” postin, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar “po përballet me një grup sfidash të frikshme ndërkombëtare, duke përfshirë luftën në Ukrainë dhe krizën në Lindjen e Mesme”. “Në këtë kohë të ndryshimeve të thella globale, rrallë ka qenë më e rëndësishme që ky vend të qëndrojë pranë aleatëve tanë, të forcojë partneritetet tona dhe të sigurohet që zëri ynë të dëgjohet”. “Shpresoj që përvoja ime – si udhëheqës konservator për njëmbëdhjetë vjet dhe kryeministër për gjashtë vjet – do të më ndihmojë të ndihmoj kryeministrin të përballon këto sfida jetike”. /Klankosova.tv.