Rikthehet Ace Ventura NULL NULL 27.10.2017 16:32 27.10.2017 16:32 Filmi kult komik i viteve 90-ta “Ace Ventura: Pet Detective” raportohet se është në planet e producentëve për një ribërje të tij. Ky film i vitit 1994, në të cilin Jim Carrey luan rolin e detektivit heroik, besohet se ia kishte ngritur karrierën kanadezit dhe konsiderohet ndër komeditë kryesore të Hollivudit në dy dekada. Tani, Deadline raporton se rikthimi i Ace Ventura-s po konsiderohet nga Morgan Creek Entertainment Group që është pronë e pronarëve të franshizës.