Rikthehen hakerët me sulme kundër kompanive të mëdha NULL NULL 09.07.2015 15:32 09.07.2015 15:32 Facebook, Microsoft dhe Apple ishin tre nga kompanitë më të mëdha të botës të cilat u sulmuan nga hakerët dy vite më parë. Veprimtaria e këtij grupi u besua se ka përfunduar pasi nuk u shfaqën një kohë, ata vendosën që tërhiqen nga këto sulme për të mos u rrezikuar nga autoritet duke bërë diçka të tillë. Por tash ata janë rikthyer përsëri me sulme edhe më të mëdha. Grupi i përbërë nga ekspert të sigurisë thuhet se ka qasje në afro 45 kompani. Ata qasjen e tyre nëpër kompani të mëdha e bëjnë duke përdorur Flash Player, ku më pas bëjnë ndryshimet e të dhënave. Hulumtuesit janë duke shikuar mundësinë që të gjejnë se ku ndodhen ata. Ky grup quhet Morpho dhe është shumë i disiplinuar dhe shumë i aftë, ku kanë edhe një nivel të lartë të sigurisë operacionale që në fakt përbënë rrezik të madh për shumë kompani. Sipas hulumtimeve ata kanë një anglishte të rrjedhshme ndërsa në raste flasin edhe rumanisht dhe rusisht.