Rikrijohet momenti qesharak i Donald Trump (Foto) NULL NULL 22.11.2017 22:59 22.11.2017 22:59 Etja e njerëzve është padyshim e madhe për një fotografi të Presidentit Donald Trump duke përdorur të dyja duart për të pirë nga një shijë uji. Përdoruesit e “Reddit” e kanë përjetësuar momentin e pakëndshëm të presidentit, i cili ndodhi gjatë një fjalimi televiziv, nëpërmjet asaj që është quajtur “beteja e fotoshopit”, transmeton Klan Kosova. Që kur përdoruesi i këtij rrjeti social i quajtur Jump_Yossarian e shpërndau një fotografi të enjten, përdorues të tjerë e kanë rikrijuar imazhin e Trump në qindra mënyra të tjera qesharake. Trumpi “shihet” në disa imazhe duke luajtur në instrumente muzikore, duke u shoqëruar me presidentin rus Vladimir Putin dhe duke pirë nga shishja e bebes me biberon. Më poshtë i keni disa prej tyre: