Richards për bashkëpunimin me McCartneyn: Si në kohët e vjetra NULL NULL 30.10.2023 17:35 30.10.2023 17:35 Keith Richards ka thënë që incizimi i këngëve me Paul McCartneyn ia jepte ndjesinë e kohëve të vjetra. McCartney së fundmi mori pjesë në albumin e ri të bendit, “Bite My Head Off” ku ka luajtur bas. Në një intervistë për Matt Wilkinsonin në Apple Music 1, Richards tha që kjo ia kujtonte kohët e vjetra. “Ndieva sikur kishte ardhur vakti…e njoh Paulin që 60 vjet. Edhe pse ai dhe John Lennoni kishin regjistruar vokale përcjellëse për ne në të 60-tat. Ishte zbavitëse të luanin bashkë”, ka thënë Richards. “Në fund të ditës, thashë, ndihem sikur në kohët e vjetra”.